Pas Komandant Remit, edhe Sokol Dobruna ftohet nga Gjykata Speciale

Pas Komandant Remit, edhe Sokol Dobruna ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-udhëheqësi i Gjykatës së UÇK-së, Sokol Dobruna ka konfirmuar se ai është ftuar për intervistim nga Dhomat e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, apo e njohur ndryshe si Prokuroria e Gjykatës Speciale.

Dobruna ka thënë sot se nuk ka informacione konkrete për çfarë rasti është ftuar në intervistim nga Gjykata Speciale.

“Nuk e di nëse do të intervistohem në cilësinë e dëshmitarit apo në cilësinë e të dyshuarit”, ka thënë Dobruna për emisionin Pressing të T7.

Ai tha se UÇK nuk ka kkryer krime, por se ai do të bashkëpunoj me këtë Gjykatë.

“Jo nuk ka kryer krime. Kuptohet se do të bashkëpunoj, por në çfarë rrafshi në çfarë aspekti nuk e di”, tha ai. /Insajderi.com