pas komentit të fun" />

Pas komentit në profilin e Zhegrovës, befason e dashura e tij

Pas komentit në profilin e Zhegrovës, befason e dashura e tij

E dashura e Edon Zhegrovës duket se ka fshirë profilin e saj në ‘Instagram’, pas komentit të fundit që bëri në profilin e yllit të Kosovës.

Edon Zhegrova është njëri prej yjeve më të njohur të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, por vazhdimisht është kritikuar për kohën e madhe që i ka kushtuar rrjeteve sociale, shkruan Insporti

Insporti ka shkruar edhe më herët për lidhjen e yllit të Kosovës, derisa ai së fundmi është kritikuar për paraqitjen e tij në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës.

Në barazimin 2:2 me Danimarkën, Zhegrova u kritikua nga tifozët e Kosovës, derisa rreth paraqitjes së tij reagoi edhe selektori Bernard Challandes.

Së fundmi, vazja me të cilën Zhegrova besohet se është në lidhje duket se ka fshirë profilin e saj në Instagram, pas komentit që bëri në foton e fundit të Zhegrovës nuk figuron askund.

“Ke punuar shumë për suksesin tënd. Ti meriton shumë e më shumë. Krenar me ty”, i kishte shkruar ajo Zhegrovës në postimin e tij të fundit në llogarinë e Instagramit.

Zhegrova ka postuar foto me një tifoz, ku ka shkruar: “Ndjenjë e mirë ta bësh një fëmijë të lumtur”.

Kujtojmë se Zhegrova kohëve të fundit nuk ka arritur të gjejë minuta në nivel klubesh.

Që prej kur u transferua te Baseli në Superligën zvicerane në afatin e janarit, 19-vjeçari ka luajtur vetëm 31 minuta gjithsej me ekipin zviceran.

Me Kosovën për herë të fundit titullar ishte në ndeshjen e 14 tetorit, në kuadër të ‘Ligës së Kombeve’ në udhëtim te Ishujt Faroe.  /Insporti.com/