Pas konfirmimit për dështimin e koalicionit me VV-në, flet ish-deputeti i LDK-së

Pas konfirmimit për dështimin e koalicionit me VV-në, flet ish-deputeti i LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, pak minuta pas mbylljes së afatit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore, ka deklaruar se qytetarët e kanë të thjeshtë të zgjedhin partinë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.

Gashi është shprehur i bindur në fitoren e LDK-së, ndonëse ka dështuar koalicioni LDK-VV, për të cilën ka pasur negociata të filluara disa javë më parë.

“Ne do të shkojmë të vetëm në zgjedhje. Tash qytetarët e kanë të thjeshtë të zgjedhin partinë fituese, e ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com