Pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus, flet edhe Kadri Veseli

Pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus, flet edhe Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas konfirmimit se dy raste kanë rezultuar pozitive me virusin korona në Kosovë.

Veseli ka kërkuar nga qytetarët që përcjellin udhëzimet e profesionistëve si dhe të kujdesen dhe mbrojnë shendetin e tyre.

“Konfirmimi i dy rasteve me coronavirus në vendin tonë duhet të na shtojë kujdesin, por jo panikun. Kosova ka mjekë të mrekullueshëm dhe ne u besojmë atyre.

Lus të gjithë qytetarët që të përcjellin dhe respektojnë udhëzimet e profesionistëve shëndetsorë se si ta mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin”, ka shkruar Veseli.