Pas kritikave, Florjan Binaj u desh të publikonte analizat për COVID-19

Pas kritikave, Florjan Binaj u desh të publikonte analizat për COVID-19

Disa ditë më parë, aktori i njohur për rolin e policit në “Portokalli”, Florjan Binaj ndau lajmin se ai ishte shëruar plotësisht nga coronavirus-i, dhe falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe kujdesin, njofton Insajderi.

Tashmë, Binaj ka përfunduar vetë izolimin e dhënë faktin se është vera, ai po shijon pak pushime në jug të Shqipërisë – e pikërisht kjo nxiti disa reagime nga ndjekësit e tij.

Aktori ka marrë komente të shumta që akuzojnë atë se ai nuk ka respektuar karantinën, e kjo e ka shtyrë Binajn të reagojë me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka publikuar fletën e përgjigjes së analizës dhe jo vetëm kaq. “Për të gjithë ata që nuk u dalin llogaritë e veta me jetën e të tjerëve. Tani, kushdo që do më pyesë sërish nëpër komente me të njëjtën temë, do t’i fshijë komentin dhe ndoshta edhe block!”

“Jetoni jetën tuaj dhe kërkojini llogari vetes, jo të tjerëve!”, ka shkruar Flori në foton ku shihet edhe përgjigja e analizës. /Insajderi.com