Pas kthimit nga Specialja – Lushtaku në ndejë në odë me Rifat Jasharin

Pas kthimit nga Specialja – Lushtaku në ndejë në odë me Rifat Jasharin

Ish-komandanti i UÇK-së, për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, i cili sapo është kthyer nga Haga pas ftesës së Gjykatës Speciale, mbrëmë ka qenë mysafir në odë të Jetullah Gecit.

Në disa foto të bërë publike Lushtaku shihet i shoqëruar nga vëllai i komandantit, Adem Jashari, Rifat Jashari.

Nën tingujt e çiftelisë të krijuara nga Rifat Jashari dhe muhabeti i nikoqirit, Lushtaku dukej mjaftë i buzëqesheur.

Lushtaku dhe ish-komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi, sapo janë kthyer nga Haga pasiq ë janë ftuar nga Gjykata Speicale lidhur me krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. /Insjaderi.com