Pas lajmit për përdhunim, reagon Chris Brown

Por, kundrejt këtyre deklaratave ka reaguar vet Brown, i cili ka publikuar një fotografi shoqëruar me një demant në rrjetin social Instagram.

Pas lajmit për përdhunim, reagon Chris Brown

Ka qarkulluar gjatë gjithë ditës në mediat ndërkombëtare se këngëtari me renome botërore, Chris Brown, është arrestuar në Paris.

Kjo gjë thuhet të ketë ndodhur nën akuzat për përdhunim, pasi një grua 24-vjeçare e ka denoncuar atë, duke thënë se është sulmuar seksualisht nga 29-vjeçari në një nga hotelet e Parisit.

Por, kundrejt këtyre deklaratave ka reaguar vet Brown, i cili ka publikuar një fotografi shoqëruar me një demant në rrjetin social Instagram.

Fotografia në fjalë thotë: “Kjo bushtër po gënjen”, ndërsa në përshkrimin e saj, Chris rrëfen se kjo ngjarje është e rëndë për të si familjar dhe si baba i një vajze./ Insajderi.com