Pas largimit nga Bremen, Rashica me mesazh falenderues për tifozët dhe klubin

Pas largimit nga Bremen, Rashica me mesazh falenderues për tifozët dhe klubin

Milot Rashica të martën ka kompletuar transferimin te ekipi anglez, Norwich City, shkruan Insajderi.

Pas këtij transferimi, përmes rrjetit social “Facebook”, ka falenderuar tifozët dhe stafin e klubit.

“Të dashur tifoz të Werde Bremen, pas 3,5 vitesh kam vendosur të pranoj një sfidë të re. Do të doja të iu falenderoja nga thellësia e zemrës për përkrahjen gjatë gjithë kësaj kohe (Jo gjithmonë e lehtë). U ndejeva shumë rehat në Bremen me familjen time. Djali im, Tian, u lind këtu – për këtë arsye Bremen dhe familja ime do kenë një vend të vjeçant në zemren time. Ju mund të jeni të sigurtë që do të kryqëzoj gishta për ju dhe klubin. Faleminderit për gjithçka nga ju tifozë, bashkëlojtarët e mij dhe stafit të SVW, gjitha të mirat nga Miloti juaj”.

Rashica ishte pjesë e Werde Bremen për tre sezone e gjysëm, ku gjatë kësaj periudhe zhvilloi 82 paraqitje dhe shënoi 20 gola./insajderi.com