Pas largimit të Werner, Rashica është top prioritet

Pas largimit të Werner, Rashica është top prioritet

Të enjten u zyrtarizua transferimi i Timo Werner nga RB Leipzig në Chelsea, duke lënë kështu zbrazëti te skudra gjermane sa i përket sulmit.

Mediet në gjermani, menjëherë kanë gjetur alternativën, emri është Milot Rashica.

Werder Bremen do ta ketë shumë të vështirë që sivjet të mbijetoj dhe mos të bie nga Bundesliga, gjë që do të nënkuptonte shitje të yllit kosovar.

Rashica edhe më herët ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm në ekipin e Red Bull, por akoma nuk është realizuar, sepse Bremen kërkon mbi 35 milion euro.

Për 23 vjeçarin e Kosovës, interesim ka shprehur edhe Liverpool dhe disa skuadra nga Serie A.

/Insajderi.com/