fbpx

Pas letrës nga SHBA-të, PDK jep qëndrimin për taksën

Pas letrës nga SHBA-të, PDK jep qëndrimin për taksën

Krerët e Shtetit kanë marrë sot një letër nga zëvendës asistent i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer. Letra zyrtare e publikuar në media thekson qartë së taksa e vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnjën i ka dëmtuar marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

Në letrën që Palmer i ka nisur presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe krye parlamentarit Kadri Veseli, thuhet se SHBA ka vendosur të stopojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, si kundërpërgjigje ndaj mos heqjes së taksës.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka dalur me një qëndrim zyrtar rreth letrës amerikane.

Por nga Partia Demokratike e Kosovës insistojnë në idenë e Kadri Veselit, duke kërkuar pezullim 120 ditor të taksës.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se PDK, vazhdon të mbështesë propozimin që ka dhënë Kadri Veseli për këtë çështje.

Qëndrimi i kryetarit Kadri Veseli është shprehur shumë qartë dhe për këtë ka propozuar edhe dokumentin e detajuar, të cilin besoj e keni parë”, ka thënë Krasniqi për Gazetën Blic.