Pas lirimit nga paraburgimi, Fjolla Morina iu nënshtrohet ndërhyrjeve estetike

Pas lirimit nga paraburgimi, Fjolla Morina iu nënshtrohet ndërhyrjeve estetike

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është duke e shijuar lirinë pas daljes nga paraburgimi.

Megjithëse është komentuar për jetën e saj private, Fjolla duket se po e shijon në maksimum këtë periudhë.

Ajo së fundi ka postuar disa fotografi në Instastory ku ka treguar që është duke ju nënshtruar disa ndërhyrjeve estetike.

“Është koha për t’u zbukuruar”, ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e fotografisë.

Në anën tjetër, ditëve të fundit në media është përfolur se ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, pasi që dyshja nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Në lidhje me këto lajme,  Fjolla nuk është deklaruar ende./Insajderi.com