
Pas marrëveshjes ekonomike së Uashingtonit në mes Kosovës dhe Serbisë – presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka vazhduar kontaktet zyrtare me Rusinë.
Vuçiq, bisedoi në telefon me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, dhe e njoftoi atë me bisedat që delegacioni serb bëri në Uashington dhe Bruksel, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug.
Siç u njoftua nga kabineti i Vuçiç, të dy bashkëbiseduesit deklaruan se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë janë sinqerisht miqësore dhe konfirmuan vendosmërinë për të vazhduar punën në realizimin e të gjitha projekteve të përbashkëta, njofton Insajderi.
Po ashtu u theksua mbështetja e Rusisë për Serbinë në skenën politike ndërkombëtare. /Insajderi.com