Pas mbledhjes së kryesisë deklarohet Isa Mustafa

Pas mbledhjes së kryesisë deklarohet Isa Mustafa

Pas mbledhjes së kryesisë është deklaruar kreu I LDK-së, Isa Mustafa, shkruan Insajderi.

Mustafa, para mediave bëri me dije se në mbledhje është diskutuar rreth formimit të Qeverisë së re.

“Në qoftë se përmbushen të gjitha kushtet Kushtetuese dhe na ofrohet e drejta e mandatit që ne si parti e dytë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit ta bëjmë qeverinë, do ta bëjmë në rrugët të cilat janë më të mirat”, ka thënë Mustafa.

Ai ka treguar konkretisht se sa prek anëtarëve të Këshillit të LDK-së kanë votuar pro e sa kundër, e sa të tjerë nuk kanë marrë fare pjesë në votim.

“Ne konstatuam bashkërisht se kemi marrë një përkrahje të gjerë të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm sepse prej 124 sa janë tani, 108 kanë votuar për mundësinë e një koalicioni të tillë me AAK, Nismën, AKR-në dhe me dy grupacionet që përfaqësojnë komunitetet tjera”, tha ai

“6 kanë qenë kundër, 10 s’kanë marrë fare në votimi disa kanë qenë në punë, disa nuk kanë shprehur interesim sepse nuk kemi lënë hapësirë të abstenimit sepse kemi dashur të kemi një deklarim konrektë”, ka deklaruar Mustafa përcjell Insajderi.

Lexo edhe:

Mblidhet LDK-ja