
Bashkëpunimi i këngëtares Fifi me reperin Mc Kresha rezultoi shumë i suksesshëm. “Psikopatja jote” arriti të klikohej pafund dhe u rëndit e treta në finalen e “Këngës Magjike”.
Mirëpo, Fifi do të vijë komplet ndryshe, me një bashkëpunim me këngëtaren popullore, Remzie Osmani.
“Prive.al” shkruan se kënga do të publikohet në fillim të 2019-ës dhe do jetë e ndërthurur në dy rryma muzikore.