Pas ndarjes, Ariana Grande i kthen ish-të fejuarit unazën me vlerë 100 mijë $

Pas ndarjes, Ariana Grande i kthen ish-të fejuarit unazën me vlerë 100 mijë $

Ariana Grande dhe Pete Davidson kanë njoftuar se i kanë dhënë fund romancës së tyre. Burime pranë këngëtares tregojnë se ajo ka kthyer unazën e fejesës 100 mijë dollarëshe që Pete ia dhuroi në qershor.

Unaza përbëhej nga një diamant 3 karat që u dizajnua veçanërisht për Arianën. TMZ raporton se nuk ka debat se kush do e mbajë unazën.

Kujtojmë se këtë fundjavë ata i dhanë fund fejesës 5 mujore. Thuhet se gjithçka ndodhi si pasojë e vdekjes së ish të dashurit  të Arianas, Mac Miller.

Vendimi ishte i ndërsjellët, por Ariana ishte ajo që e ndërmori hapin e parë.

Çifti të shtunën u duk shumë i qetë dhe Ariana shkoi në ‘SNL’ për të mbështetur Pete. Por çdo gjë mori fund të dielën.