
Offset siç duket nuk po mundet të pajtohet me ndarjen nga Cardi B.
Pas një sërë postimesh publike në rrjetin social Twitter, ku tregonte se i mungon bashkëshortja, ai tani ka bërë një gjest të pabesueshëm, përcjell Gazeta Express.
Reperi i Migos është shfaqur në skenën ku Cardi performonte, duke bërë një gjest shumë romantik por që Cardit i dukej absurde.
Offset ka sjellë në skenën në Los Angeles disa lule dhe fjalët e shkruara bukur, ‘më prano përsëri’, duke i kërkuar ribashkimin.
Wow, Offset really just interrupted Cardi's set to beg her to take him back. This is disgusting and embarrassing. I feel bad for her. pic.twitter.com/ThrVQtnlqU
— I Luh God ✨ (@aVeryRichBish) December 16, 2018