Pas ndarjes, Mozzik bën deklaratën e bujshme për Loredanën në emision

Pas ndarjes, Mozzik bën deklaratën e bujshme për Loredanën në emision

Mbrëmjen e sotme, një ndër të ftuarit në emisionin shumë të ndjekur “Shiko kush luan”, është reperi i njohur Mozzik. Ai sapo është ndarë nga Loredana dhe është komentuar gjatë në media prandaj prania e tij në këtë emision është shumë interesante, pasi reperi nuk ka si t’iu shpëtojë pyetjeve pikante për ish partneren.

Në rubrikën e pyetjeve, Mozzik është pyetur për numrin e të dashurave serioze që ka pasur gjatë gjithë jetës së tij. Ndonëse tani janë të ndarë, reperi ka pohuar publikisht se Loredana është e vetmja.

E dinë të gjithë që vetëm një dhe ajo është nëna e vajzës time, Loredana”, është shprehur Mozzik, duke treguar kështu se Loredana është e vetmja femër me të cilin ai është lidhur për seriozisht dhe e ka menduar si femrën e jetës. Ndonëse tani janë ndarë, shpresojmë që pas kësaj deklarate dyshja ta gjejnë sërish rrugën drejt njëri-tjetrit.