Pas Neymarit, Barcelona rrezikon të humbasë një tjetër lojtar

Pas Neymarit, Barcelona rrezikon të humbasë një tjetër lojtar

Manchester United dhe Chelsea janë duke u interesuar për Sergio Roberton dhe janë të gatshme t’ia paguajnë klauzolën, që është 40 milionë euro.

Pas Neymarit, një tjetër lojtar mund të largohet nga “Camp Nou”. Barcelona nuk dëshironte që braziliani të largohet, por lojtari pagoi vetë klauzolën pas refuzimit të çekut të PSG-së nga ana e La Ligas.

Në të njëjtën mënyrë Barça rrezikon ta humbasë edhe mesfushorin Sergio Roberto, që nën urdhëratë e Luis Enriques ka luajtur më shumë si mbrojtës.

“Mundo Deportivo” raporton se Manchester Unitedi dhe Chelsea janë duke u interesuar për 25 vjeçarin dhe nëse Barcelona refuzon të negociojë, atëherë klubet do të paguajnë klauzolën e lojtarit.

Jose Mourinho raportohet se është më së shumti i interesuar në spanjollin dhe e dëshiron me çdo kusht në “Old Trafford”