Pas një shkëputjeje të gjatë nga televizioni, Ledion Liço rikthehet si drejtor

Moderatori i njohur Ledion Liço, rikthehet sërisht në vëmendjen e mediave, pas një shkëputje të gjatë nga televizioni.

Këtë herë ai është emëruar drejtori i Top Albania Radios. Lajmi është konfirmuar nga Ledioni në intervisën “Who”.

Ndërkohë që dhe presidentja e Top- Medias, Vjollca Hoxha ka prezantuar sot zyrtarisht drejtuesin e radios, Liçon, i cili është i martuar edhe me një nga vajzat e familjes, Sara Hoxhën.

Ledio Liço ka qenë drejtues i disa programeve televizive ne Top Channel si “The Voice of Albania” dhe në një edicion të “Big Brother”. /Insajderi.com