Një nga fytyrat publike që ka respektuar udhëzimet e qeverisë për vetë izolim dhe distancë sociale ishte Sabri Fejzullahu, njofton Insajderi.

Së fundmi ai u ribashkua me vëllain e tij të madh që e quan “Abe”, i cili për shkak të moshës së shtyrë u desh të vetë izolohej, njofton Insajderi.
“Abeja im,Vllau im i madhi. U vetekarantinua tre muaj ne shtepi. Sot u takuam Sa u lumturova se e kemi shtylle ne familja Fejzullahu”, shkruan këngëtari pranë fotos që ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram.
Këngëtari këta muaj kishte qëndruar me familjen e djalit të tij Ermal Fejzullahut, në një nga vilat e familjes në Brezovicë.
Artisti 74 vjeçar ishte kthyer nga Amerika në shkurti gjatë një vizite i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Nera. Aso kohe nuk kishte ndodhur shpërthimi i pandemisë, Nera kishte vendosur të mbetej pas për ca ditë në Amerikë pranë familjes së vajzës.
Gjatë një lidhje direkte me “Ftesë në 5” në fillim të prillit, Fejzullahu e kishte quajtur si shumë ‘të dhimbshëm’ karantinimin e tij pa Nerën afër.
Kështu kaluan muaj të tërë dhe çifti i martuar ishin larg njëri tjetrit, njëri tek djali e tjetri tek vajza, deri në ribashkimin e tyre me datë 9 maj kur 150 persona u kthyen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë./ Insajderi.com