“Pas njohjes Kosova duhet të ketë edhe marrëdhënie ekonomike me Izraelin”

“Pas njohjes Kosova duhet të ketë edhe marrëdhënie ekonomike me Izraelin”

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka thënë se duhet shfrytëzuar momentumin e njohjes së Kosovës nga Izraeli për arritjen e disa marrëveshjeve ekonomike.

Ai përmendi marrëveshjen për tregti të lirë, për mbrojtjen e investimeve si dhe marrëveshjen për shmangien e tatimimit të dyfishtë.

“Këto marrëveshje janë themeli i bashkëpunimit ekonomik me secilin vend”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Kosova dhe Izraeli me 1 shkurt kanë nënshkruar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet vete. /Insajderi.com