Pas ofertës së Albin Kurtit, mblidhet Kryesia e LDK-së – mban mbledhje urgjente

Pas ofertës së Albin Kurtit, mblidhet Kryesia e LDK-së – mban mbledhje urgjente

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është mbledhur për të mbajtur një takim në selinë e qendrore të partisë në Prishtinë, rreth një orë pas ofertës publike të Albin Kurtit për LDK-në.

Në takimin e ftuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, do të marrë pjesë edhe Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga radhët e kësaj partie.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas shumë takimesh të pa frytshme me Isa Mustafën për koalicion parazgjedhor, vendosi sot që të dalë hapur me ofertën e tij për LDK-në.

Kurti i ka bërë ofertë partisë së Mustafës që të shkojnë në zgjedhjet e parakohshme me një listë të përbashkët zgjedhore në të cilën Vjosa Osmani do t’i printe listës, ndërkohë numri dy do t’i takojë LVV-së.

Ndërsa kandidati që do të merrte më shumë vota, do të merrte më pas kryeministrin. /Insajderi.com