“Pas pandemisë mund të rritet pabarazia në Europë”

Rimëkëmbja ekonomike mund ta rrisë pabarazinë.

“Pas pandemisë mund të rritet pabarazia në Europë”

Presidentja e Bankës Qëndrore Europiane, Christine Lagarde ka thënë se Bashkimi Europian ka tejkaluar më të keqen e krizës ekonomike e shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Por, sipas saj rimëkëmbja ekonomike do të jetë e pabarabartë në përgjithësi.

“Ne ndoshta kemi kaluar pikën më të ulët dhe them se me njëfarë drithërime, natyrisht mund të ketë një valë të dytë të rëndë”, tha ajo.

Bashkimi Europian, por edhe pjesë tjera të botës po përballen me krizë financiare si pasojë e masave izoluese shkak i COVID-19. Tashmë kanë filluar zbatimi i platformave për rimëkëmbje ekonomike. /Insajderi.com/