Pas paraqitjes së Krasniqit para Speciales, reagojnë familjarët e tij

Pas paraqitjes së Krasniqit para Speciales, reagojnë familjarët e tij

Arian Krasniqi, nipi i ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas paraqitjes së parë të babit të tij para Tribunalit të Hagës, njofton Insajderi.

Derisa Krasniqi po përballej me drejtësinë në Gjykatën Speciale, nipi i tij ka shkruar në Facebook se heronjtë lindin çdoherë nga padrejtësitë.

Ai tutje tha se pa marrë parasysh moshën e ish-kryeparlamentarit Krasniqi, vitet e tij janë të pamjaftueshme që të ruaj dhe mbajë kurrizin drejt.

“Heronjet lindin cdohere nga padrejtesite, e kush me shume se baci Jakup u perballe me to!? Edhe buze viteve 70’a te pamjaftueshme jane ato qe te ruaj e mbaje kurrizin drejt”, thuhet në shkrimin e Arian Krasniqit. /Insajderi.com