Pas përfundimit të ‘E diela shqiptare’, Ardit Gjebrea ja kushton kohën këtij personi

Pas përfundimit të ‘E diela shqiptare’, Ardit Gjebrea ja kushton kohën këtij personi

Ardit Gjebrea ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e tij, Annën, që pavarësisht se rritet çdo ditë e më shumë për moderatorin mbetet ende e vogla e tij. Babë e bijë kanë një raport për t’u admiruar, por Arditi është shprehur se koha që ka humbur me të është një nga pengjet më të mëdha. Moderatori i njohur është vazhdimisht i angazhuar me punë të ndryshme, diçka që e ka penguar t’i dedikojë më shumë kohë vogëlushes së tij.

Megjithatë ditët e verës, me mbarimin e sezonit televiziv, Arditi mundohet t’ja kushtojë vetëm Annës për të zëvendësuar orët e humbura me të. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën shihet se është duke luajtur bashkë me vajzën në një ambient, që duhet të jetë nga shtëpia e tij. Bashkangjitur fotos Arditi ka shkruar: “Më në fund erdhën ditët t’i dedikohem me kohë të plotë Anna Gjebreas”.