ka publikuar " />

Pas presionit publik, Ilir Meta largon foton skandaloze me gruan që akuzohet për vrasjen e myslimanëve

Presidenti Ilir Meta pas presionit publik, e ka larguar nga Facebook foton skandaloze me Aung San Suu Kyi, gruaja që akuzohet se ka vrarë tre mijë mysliman.

Pas presionit publik, Ilir Meta largon foton skandaloze me gruan që akuzohet për vrasjen e myslimanëve

Një ditë më parë, Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë ka publikuar një fotografi ku shfaqet krenar në krah të Aung San Suu Kyi, gruan që akuzohet se ka varë tre mijë myslimanë, shkruan Gazeta Insajderi.

Këtë fotografi që Meta, e ka realizuar gjatë qëndrimit në Japoni, e ka përcjellur me mbishkrimin se ndjehet i kënaqur që është takuar me të.

Ky veprim i Metës është kritikuar ashpër nga mediat dhe publiku.

Njëri nga komentuesit e kanë cilësuar Metën edhe si një “vrasës” të  Shqipërisë, duke thënë se ai ia ka vrarë të ardhmen, shpresën dhe vizionin Shqipërisë.

“Ky e ka vra gjysmën e Shqipërisë, e ka vra të ardhmen, shpresën, vizionin e nuk po takohet me këtë kriminele”, është njëri nga komentet.

Pas presioneve publike, Meta ka larguar fotografinë nga Facebook-u.

Aung San Suu Kyi ishte shpallë fituese e çmimit Nobel të Paqes në vitin 1991, ku u bë zëri i shpresës duke kundërshtuar dhunën ushtarake në Mianmar dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të demokratizuar vendin. Mirëpo, Këshilli Evropian para dy vjetësh e kishte bërë përgjegjëse për vrasjen e mbi tre mijë myslimanëve në pak ditë.

Shumë njerëz kanë kaluar kufirin me Bangladeshin duke tentuar t’i ikin terrorit të ushtrisë së Aung San Suu Kyi, pasi që në Azinë Juglindore  po kryhej një masakër e madhe kundër popullsisë myslimane, gjë kjo që e kishte shqetësuar edhe OKB-në, BE-në, por dhe organizatat që merren me të drejtat e njeriut.

Skandal i madh: Presidenti i Shqipërisë shfaqet në krah të gruas që akuzohet se ka vrarë 3 mijë myslimanë

Shqiptarët e bëjnë horë Ilir Meten për publikim e fotos turpëruese