Pas publikimit të ekspertizës për Astrit Dehari, reagon Mimoza Kusari-Lila

Pas publikimit të ekspertizës për Astrit Dehari, reagon Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila pas publikimit të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit ka shkruar se raporti ka hedhur dritë mbi të vërtetën.

Përmes një postimi të saj në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se drejtësia kosovare e ka testin jetik që të ndriçojë të gjitha rrethanat të cilat quan në vdekjen e Astritit Deharit.

“Raporti i ekspertizës zvicerane hodhi pak dritë mbi të vërtetën e vdekjes së Astrit Deharit deri sa ishte në mbajtje të drejtësisë Kosovare. Drejtësia Kosovare tash e ka testin jetik të ndriqojë të gjitha rrethanat të cilat quan në vdekjen e Astritit dhe gjithë zingjirin komandues e përgjegjës për këtë vdekje”.

Tutje, ajo ka shtuar se Institucionet e Kosovës duhet të dëshmojnë se kanë potencial të sjellin drejtësi

‘Institucionet e Kosovës duhet të dëshmojnë se kanë potencial të sjellin drejtësi për Astritin dhe tërë familjen e tij, ndërsa qytetarët e Republikës duhet të marrin konfirmimin se Drejtësia në Kosovë ende ka shpresë!”, përfundon Kusari-Lila./Insajderi.com