Pas raportit zviceran për Astrit Deharin – reagon ish-deputetja e VV-së

Pas raportit zviceran për Astrit Deharin – reagon ish-deputetja e VV-së

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka reaguar pas pranimit të ekspertizës zvicerane, ku bazuar në konkluzionet e nxjerrura thuhet se Astrit Dehari dyshohet se është vrarë.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ata që e vranë Astritin duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Shkrimi i plotë:

Astritin e vranë, këtë e konstaton edhe raporti zviceran. Kush e vrau dhe pse? Duhet përgjigje për këto dy pyetje përndryshe nuk mund të ecim para as si shtet e as si shoqëri.

Drejtësi për Astritin!