Pas rënies drastike në peshë ky është operacioni i vetëm estetik që ka bërë Rudina Dembacaj

Pas rënies drastike në peshë ky është operacioni i vetëm estetik që ka bërë Rudina Dembacaj

Përgjatë viteve në ekran, moderatorja Rudina Dembacaj pësoi një transformim drastik. Në intervista të ndryshme, ajo kishte zbuluar se për një periudhë kohore tre vjeçare ka humbur plot 35 kilogramë, njofton Insajderi.

Ky transformim kishte lënë shenja në trupin e saj, dhe gjoksi ishte pjesa më e prekur nga humbja e peshës, dhe kështu ajo kishte vendosur t’i nënshtrohej një operimi estetik.

Në një sesion pyetjesh përgjigjesh në llogarinë e saj në Instagram, njëri nga ndjekësit e pyeti në se ajo kishte bërë ndonjë ndërhyrje në trup ose fytyrë.

Përgjigja e Dembacajt ishte shumë e drejtpërdrejt duke pohuar se po, ajo ka kryer një operacion estetik në gjoks.

“Gjoksin, para 6 vitesh. Nga dobësimi, më ishte bërë për t’u futur në xhepa”, i është përgjigjur ajo ndjekëses. /Insajderi.com