Pas Rinasit, grabitje si në filma në një aeroport tjetër

Pas Rinasit, grabitje si në filma në një aeroport tjetër

Një grabitje si në filma është ajo e ndodhur në aeroportin Garulhos të San Paolos në Brazil, ku komando të armatosur me automatikë dhe armë, arritën të vidhnin 752 kg ar. Në Youtube është publikuar videoja e momentit të grabitjes. Një grabitje spektakolare, që i ngjan asaj të Rinasit pak muaj më parë, ku u morën miliona euro që po transportoheshin drejt Vjenës.

8 banditë të ndarë në dy grupe, hynë në aeroport me dy makina të policisë ushtarake. Të veshur si agjentë, grabitësit bllokuan dhe kërcënuan punëtorët që po kryenin ngarkesën e 752 kilogramë ar të destinuar për Zvicrën dhe SHBA-të

Videoja konfirmon se vjedhja ishte spektakolare e denjë për një film Hollivudi. Grupi vepron me një teknikë ushtarake tepër profesioniste.

Ata ndihmohen nga personat prezentë të cilët u duhet të përdorin edhe një pirun për të ngritur një pjesë të mirë të arit e cila ishte shumë e rëndë.

E gjithë grabitja zgjati vetëm 2 minuta e 30 sekonda, sic është filmuar edhe nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë. Vlera e arit është  më shumë se 30 milionë dollarë. Për të kryer grabitjen grabitësit u detyruan të mbanin peng dy persona të sigurisë dhe familjen e një të treti. Të gjithë janë liruar menjëherë sapo grabitësit morën ngarkesën prej 752 kg ar.