Pas rrëzimit të Qeverisë – reagojnë nga Lëvizja Vetëvendosje

Pas rrëzimit të Qeverisë – reagojnë nga Lëvizja Vetëvendosje

Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, shkruan Insajderi.

Deputetja e VV-së ka shkruar se do të kthehen sërish edhe më të fuqishëm.

“Ne do të kthehemi përsëri! Do të kthehemi edhe më të fuqishëm”, ka shkruar në Facebook, Fitore Pacolli-Dalipi përcjell Insajderi.

Ndryshe, është rrëzuar qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, pas vetëm 50 ditëve të themelimit të kësaj qeverie.

Për mocionin e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, votuan 82 deputetë për, 32 kundër dhe 1 abstenim.

Tani pas votimit të këtij mocioni të mosbesimit, qeveria konsiderohet në dorëheqje.

Momenti kur votohet mocioni për rrëzimin e qeverisë në Kuvendin e Kosovës

Gepostet von Insajderi am Mittwoch, 25. März 2020

Rrëzohet Qeveria Kurti