Pas rritjes së taksës, Dogana e Kosovës shton patrullimet në veri

Pas rritjes së taksës, Dogana e Kosovës shton patrullimet në veri

Oficerët doganorë të Kosovës kanë shtuar patrullimet në pjesën veriore të Kosovës, pas vendosjes së taksës tregtare ndaj mallrave serbe javën e kaluar.

Kallxo.com ka siguruar fotografi në të cilat shihet një veturë e Doganës së Kosovës në patrullim në pjesën afër fshatit Koshtovë, rrugës magjistrale për në Zubin Potok.