fbpx

Pas rritjes së taksës, Lista Serbe reagon ashpër

Pas rritjes së taksës, Lista Serbe reagon ashpër

Qeveria e Kosovës vendosi sot që ta rritë taksën ndaj produkteve serbe në 100%.

Vendimin Haradinaj e ka cilësuar si të domosdoshëm, duke marrë parasysh luftën që shteti serb po ia bën Kosovës.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar ashpër Lista Serbe, transmeton Gazeta Insajderi.

Kryteari i Listës Serbe, Goran Rakiq e ka cilësuar këtë vendim si çmenduri, duke theksuar se është një njoftim jozyrtar i luftës.

“Kjo është çmenduri nëse nuk ndërprehet. Populli serb nuk do të mund të mbijetojë në Kosovë edhe për shumë gjatë. Kërkojmë reagim të menjëhershëm, dhe ndihmë nga Beogradi. Do të gjejmë mënyra për t’i rezistuar kësaj dhune, sepse kjo është një luftë. Shpresojmë në mirëkuptim dhe përkrahje nga Serbia”, deklaroi Rakiq, shkruajnë mediat serbe.

Ndryshe kjo taksë fillimisht ishte 10%, por që u rrit sot me kërkesë të ministrit të Tregtisë, Endrit Shala. /Insajderi.com