Pas Setien, Barcelona e shkarkon edhe Abidal

Pas Setien, Barcelona e shkarkon edhe Abidal

Ekipi i Barcelonës, e ka shkarkuar menaxherin, Quique Setien, por ata nuk janë ndalur me kaq, pasi ata e kanë shkarkuar edhe drejtorin e tyre sportiv, Eric Abidal.

“Klubi i Barcelonës, njofton se ka arritur marrëveshje të dy anshme me Eric Abidal, për shkëputje të kontratës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit, transmeton Insajderi.

“Klubi dëshiron të falënderojë Eric Abidal-in, për profesionalizmin, përkushtimin, dhe natyrën e ngushtë dhe pozitive të marrëdhënies së tij me të gjitha aspektet e familjes blaugrane”, përfundoi shkrimi i klubit katalan.

Eric Abidal, ishte personi që kishte propozuar emërimin e Quique Setien, në postin e trajnerit të klubit si dhe ishte përkrahës i tij, ndërsa marrdhënia e tij me lojtarin më të mirë të Barcelonës, Lionel Messi-n, nuk ishte më e mira e mundshme./Insajderi.com.