fbpx

Pas SHBA-së edhe Britania e Madhe thotë se Irani paraqet rrezik

Britania e Madhe pajtohet me vlerësimin e Shteteve të Bashkuara se Irani paraqet rrezik të lartë.

Pas SHBA-së edhe Britania e Madhe thotë se Irani paraqet rrezik

Londra do të punojë ngushtë me Uashingtonin përballë këtij rreziku, ka thënë sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar forca shtesë në Lindje të Mesme përfshirë një aeroplanmbajtëse dhe bombarduesit B-52. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ka sinjale të qarta të kërcënimeve iraniane për forcat amerikane në rajon.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se Teherani është duke treguar “vetëkontroll maksimal”, dhe ka akuzuar Uashingtonin për rritje të panevojshme të tensioneve në rajonin e Gjirit Persik.

“Përshkallëzimi i Shteteve të Bashkuara është i papranueshëm”, ka thënë Zarif në Tokio, pasi është takuar me homologun e tij japonez, Taro Kono.