Polici është goditur nga një automjet, i cili pas aksidentit është la" />

Pas sherrit me policin, 37 vjeçari shqiptar e shtyp me makinë dhe largohet!

Pas sherrit me policin, 37 vjeçari shqiptar e shtyp me makinë dhe largohet!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytezën e Kuçovës, ku i lënduar nga mbetur një efektiv policie.

Polici është goditur nga një automjet, i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Pavarësisht tentativës për arratisje, policia ka arritur ta kapë shoferin e ri rreth gjysëm orë më vonë.  Identiteti i drejtuesit të makinës është zbuluar, ai quhet Ylli Luka.

Ky i fundit u ndalua nga policia për kontrollin e dokumentave. 37 vjeçari ka patur një konflikt me efektivin e policisë dhe pas sherrit është larguar duke e goditur punonjësin e rendit.

Efektivi i policisë Jonuz Vrapi është lënduar nga impakti e për pasojë është dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit. Mësohet se ka pësuar fraktura në të dyja këmbët, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Gazeta Express