Pas shumë vitesh në afërsi të Thaçit Shala zyrtarizohet në PDK

Pas shumë vitesh në afërsi të Thaçit Shala zyrtarizohet në PDK

Gazetari, ish- anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe koordinatori i bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës.

Lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, ka prezantuar aderimin e tij në këtë parti duke thënë se nuk ka nevojë për prezantimin e tij, sepse të gjithë e dimë për personalitetin e tij.

“Ju po e shihni unë s’kam nevojë as me prezentu është njëri ndër personalitet tona më të shquara e mediale dhe politike që sot do ti bashkëngjitet Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, tashmë anëtari i ri i kësaj partie, Blerim Shala është shprehur i nderuar se është bërë pjesë e kësaj partie edhe përkundër asaj që për politikën në Kosovë nuk ka fjalë të mira.

“Politika në Kosovë sot është vendi më i keq në Kosovë, sot nuk ka askush fjalë të mira për politikanët, marrja jonë me politikë është obligim për qytetarët e Kosovës. Ne e dimë që nuk mund të mburremi me politikë, qytetarët e këtij vendi duan që vendi të ndryshoj prandaj fillimi i ri nuk është një parullë por është thelbi i një politike të re”, është shprehur Shala.

Po ashtu Veseli këtë konferencë e shfrytëzoj që të bëjë thirrje për dalje në zgjedhje dhe fton partitë të cilat nuk i janë bashkuar PDK-së të bëhen pjesë e saj.

“Koncepti i fillimit të ri që fton të gjithë qytetarët e po ashtu edhe partitë të cilat nuk janë bashkuar fillimi të ri të kenë mundësin të vinë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit, në vendimmarrje ku gratë dhe fëmijët të kenë vendin e duhur në shoqërinë tonë”, është shprehur Veseli.

Para disa pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, u bë edhe gazetarja Arbana Xharra, e cila deklaroj se do të bëjë ndryshime nga brenda PDK-së. /Insajderi.com