Pas skandalit me “njohjen” nga Xhamajka, Thaçi e Çitaku takohen në SHBA

Pas skandalit me “njohjen” nga Xhamajka, Thaçi e Çitaku takohen në SHBA

Pas skandalit me “njohjen” nga Xhamajka, Presidenti Hashim Thaçi dhe ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitakun janë parë bashkë në një darkë pune me të të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer.

Ishte, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai që kishte thënë se është njoftuar nga Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, për njohjen e Kosovës nga shteti i Xhamajkës – lajm i cili u demantua nga Ministria e Jashtme e Xhamajkës.

Zyra e Presidentit të Kosovës, përmes një përgjigje me shkrim, kishin thënë se Ambasadorja Çitaku e ka dërguar të njëjtin njoftim edhe tek Zyra e Kryeministrit, Albin Kurti, si dhe tek Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit të Kosovës, shkruan Insajderi.

Por ambasadorja Çitaku kishte reaguar duke thënë se do të ishte jo diplomatike, jo korrekte, dhe anti-kombëtare që sot ajo për ta mbrojtur veten, të zbuloj emra dhe detaje.

Ajo ka shtuar se çdo gjë do të sqarohet me kohë.

“Jam përmbajtur nga deklarimi publik lidhur me kaosin e shkaktuar rreth njohjes nga Xhamjaka sepse shumë palë të tjera janë të përfshira. Palë që ndodhen jashtë Kosovës. Do të ishte jo diplomatike, jo korrekte, dhe anti-kombëtare që unë sot, për ta mbrojtur veten, të zbuloj emra dhe detaje”.

“Çdo gjë do të sqarohet me kohë”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në Facebook.

Ndërkaq Thaçi e Çitaku së fundit janë parë në takim me Palmerin, ku kanë biseduar rreth marrëveshjes finale me Serbinë.

“Në një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me zëvendëspresidentin ekzekutiv të Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington biseduam për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Thaçi.

Po ashtu, të pranishëm kanë qenë edhe shefi i Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington./Insajderi.com