Pas sulmit nga peshkaqeni, zhduket një surfist në Australi

Pas sulmit nga peshkaqeni, zhduket një surfist në Australi

Një surfist është zhdukur sot pasi u sulmua nga një peshkaqen në Australi, transmeton Insajderi.

Një surfist mbetet i zhdukur në brigjet e Esperance pas një sulmi të dyshuar nga peshkaqeni, ndërsa policia lokale tha të Premten se shanset për të mbijetuar janë “dukshëm të vogla”, raporton “Sydney Morning Herald”.

Departamenti i Industrive Primare dhe Zhvillimit Rajonal të qeverisë rajonale konfirmoi në një deklaratë se po heton një incident të “kafshimit të mundshëm të peshkaqenit” në Kelp Beds.Rreshteri i lartë Justin Tarasinski tha se surfisti ishte një njeri i shquar vendas, familja e të cilit ishte “e njohur këtu në qytet”. “Familja është e vetëdijshme”, tha ai. “Ata janë absolutisht të shkatërruar”. Surfisti i zhdukur ishte njëri nga tetë surfistët tjerë me pushime në Kelp Beds të premten në mëngjes kur dëshmitarët raportuan sulmin.

Policia tha se 4 varka janë vënë në shërbim për të kërkuar personin e zhdukur.  Ndërsa, në anën tjetër, plazhi është mbyllur. /Insajderi.com