Pas tetë ditësh prej kur janë konfirmuar tri rastet me koronavirus në Kosovë, që vijnë nga fshati Stubëll i Komunës së Vitisë, mjekët të cilët kanë qenë të vetizoluar për tërë këto ditë, tek sot i janë marr mostrat për të shikuar nëse janë prekur me COVID-19, pasi që kanë qenë në kontakt me të konfirmuarit me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në një pronocim për Gazetën Insajderi. Haliti ka thënë se pasi që i janë bërë analizat politikanëve pastaj i janë bërë komponetëve shëndetësor.
“Sot kemi pasur një takim me institutin shëndetësor, ku tek sot i kanë marr mostrat e komponeteve shëndetësor, pas tetë ditëve, niher i kanë bo politikanëve tani mjekëve të cilwt janë të izoluar”, ka thënë Haliti.
Ndër tjera, Haliti ka bërë të ditur se sot është bërë edhe dezinfektimi i kishës ku dyshohet se i infektuari me COVID-19, kishte qenë për rite fetare.
“Ndërsa sot kemi dezinfektuar, Kishën e fshatit Stubëll, shkollën, restorantin ku kanë ndejt ata. Po ashtu sot kemi shpërndarë 200 pako ushqimore për familjet në Stubëll, jemi tu fillu edhe me dezinfekimin e rrugëve edhe krejt shkollave”, ka thënë Haliti për Insajderin.
Po ashtu Haliti u ka bërë thirrje qytetarëve që të ju përmbahen sa më shumë masave për parandalimin e koronavirusit.
“Jemi duke i informuar edhe qytetarët lidhur me parandalimin e këtij virusi edhe i luti që ta mbajnë higjenën personale edhe mos të rrin në kallabllak”, ka thënë Haliti.
Mbrëmë është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në të gjithë vendin të shkojë në 21. Bëhet fjalë për një person me vendqëndrim në Janjevë të Lipjanit, një burrë i moshës 46-vjeçare, i cili ishte kthyer nga Berlini me aeroplan më 11 mars.
Aktualisht në Kosovëme COVID-19, janë infektuar 21 persona, shtatë janë nga Komuna e Vitisë, katër nga Malisheva, tre nga Podujeva, dy nga Gjakova, një nga Klina, një nga Obiliqi, një nga Prizreni, një nga Prishtina dhe një nga Lipjani. /Insajderi.com