Pas titullit të kampionit, Berisha fiton edhe Kupën e Austrisë

Pas titullit të kampionit, Berisha fiton edhe Kupën e Austrisë

Mesfushori shqiptar, Valon Berisha vazhdon me suksese në futbollin austriak.

Pasi javë më parë fitoi titullin në Austri, Berisha me Red Bull Salzburg ka fituar edhe Kupën e Austrisë.

Salzburgu fitoi 2:1 kundër Rapidit të Vjenës, në finale. Berisha luajti nga fillimi deri në fund për skuadrën e Salzburgut. Ai ditë më parë ka vazhduar kontratën, shkruan albinfo.

Berisha është edhe njëri futbollistët kyç në Përfaqësuesen e Kosovës, dhe kishte shënuar golin e parë historik ndaj Finlandës, që ishte goli i parë në arenën ndërkombëtare për Kosovën.