Ashtu siç raportoi Insajderi, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas trajtimit mjekësor të marrë në Klinikën Urologjike të QK" />

Pas trajtimit mjekësore Thaçi lirohet nga QKUK – këto janë pamjet

Pas trajtimit mjekësore Thaçi lirohet nga QKUK – këto janë pamjet

Ashtu siç raportoi Insajderi, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas trajtimit mjekësor të marrë në Klinikën Urologjike të QKUK-së është liruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij.

Pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë.

“Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderon gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar”, thuhet mes tjerash në komunikatën e lëshuar nga presidenca, përcjell Insajderi.

Më poshtë gjeni pamjet teksa presidenti del nga Klinika e Urologjisë:

Lexo edhe:

Sëmuret presidenti Hashim Thaçi

E konfirmon presidenca: Thaçi po trajtohet në QKUK

Ky është problemi shëndetësor që iu shfaq presidentit Thaçi