Më 9 mars ishte ndeshja e fundit që u zhvillua në Serie A, dhe nga atëherë, pandemia ndali këtë kampionat.
Deri tash, 238 mijë janë infektuar në Itali dhe mbi 34 mijë e 600 persona kanë vdekur.
Pasi u qetësua virusi, federata atje mori vendim që Serie A të kthehet më 20 qershor.
Po sot zhvillohen dy përballje, në xhiron 25, ndeshja e parë nga ora 19:30 Torino – Parma dhe ndeshja tjetër nga ora 21:45 mes Verona e Cagliari.
/Insajderi.com/