Lideri konservator në Austri, Sebastian Kurz, është shumë afër rikthimit në pushtet pasi që një marrëveshje për koalicion është arritur me Partinë e Gjelbër, tre muaj pasi që partia e të parit fitoi zgjedhjet parlamentare.
Të shtunën mbrëma Partia e Gjelbër thirri një takim të kryesisë për fundjavën që vjen për të miratuar lidhjen e koalicionit.
Të dielën në mëngjes, Kurz dhe lideri i partisë tjetër, Uerner Kogler, thanë se një marrëveshje mund të ndodhë në mes të javës që vjen.
Një marrëveshje do të bëjë Kurzin përsëri Kancelar të Austrisë. Qeveria e fundit e drejtuar nga ai u rrëzua parakohe pasi që partnerët e tij të koalicionit u zunë në flagrancë në një video duke bërë afera korruptive, transmeton Gazeta Express.
“Ende nuk kemi arritur në vijën e finishit, por pengesat kryesore në rrugën drejt krijimit të qeverisë janë kaluar”, tha Kurz.