Pas vdekjes së gjyqtarës liberale Trump kërkon menjëherë emërim të ri, Biden kundërshton

Pas vdekjes së gjyqtarës liberale Trump kërkon menjëherë emërim të ri, Biden kundërshton

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ai dëshiron që një gjyqtar i ri i Gjykatës Supreme të SHBA të betohet “pa vonesë”, pas vdekjes së gjyqtarës liberale, Ruth Bader Ginsberg.

Ginsburg, 87 vjeç, vdiq të premten, vetëm gjashtë javë para zgjedhjeve presidenciale.

Ndërsa kandidati për president nga demokratët, Joe Biden, këmbëngul se vendimi për zëvendësimin e saj duhet të presë deri pas zgjedhjeve, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Bilanci ideologjik i gjykatës me nëntë anëtarë është thelbësor për vendimet e saj mbi çështjet më të rëndësishme në ligjin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në 2016, republikanët e Senatit bllokuan zgjedhjen e ish-presidentit demokrat, Barack Obama, për gjykatën e lartë të SHBA. Në atë kohë, Udhëheqësi i Shumicës së Senatit Mitch McConnell e justifikoi lëvizjen me arsyetimin se ishte një vit zgjedhjesh.

Por të premten Senatori McConnell tha se ai kishte ndërmend të vepronte për çdo emërim të bërë nga Trump.

Ginsburg, një ikonë liberale dhe mbajtëse e standardeve feministe, vdiq nga kanceri metastatik i pankreasit në shtëpinë e saj në Washington DC, i rrethuar nga familja e saj. Ajo ishte vetëm gruaja e dytë përherë që u ul në Gjykatën e Lartë të SHBA. /Insajderi.com