Qeveria e Kosovës ka pezulluar mësimin për të gjitha institucionet e arsimit, linjat ajrore, tokësore për shkak të koronavirusit COVID-19 deri me datën 27 mars.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë vendim që në Kosovë, frekuentimi në kafiteri, restorante, pishina, palestra mund të qëndroni deri në ora 23:00.
Të gjithë ata që nuk e respektojnë këtë orar do të ndëshkohen nga Policia dhe autoritet e drejtësisë.
“Të ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, restoranteve, pishinave, palestrave pas orës 23:00”, tha Vitia.
Po ashtu është bërë edhe pezullimi i mësimit, linjës ajrore dhe tokësore nga zona e rrezikut të lartë dhe të mesëm prej nga vjen koronavirusi.
“Në Kosovë akoma nuk kemi me COVID-19, por sot Organizta ka shpallur pandemi, duke pasur parasysh këtë, Komiteti ka vendosur që të merren masa paraprake, 1.ndërprerja e procesit edukativo arsimore në institucionet arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri me 27 mars 2020, me rekomandim kjo masë nuk vlen për punëtorët e shëndetësisë dhe sigurisë. 2. Pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore nga zonat e rrezikut të lartë dhe të mesëm deri në një vendim tjetër, 3. Kontrollimi nga ekipet mjekësore nëpër hyrje dajlet e Kosovës me mbështetjen e Policisë së Kosovës”, tha Vitia.
Ministri Vita ka deklaruar se do të ndalen edhe pjesëmarrja e publikut në evenimente sportive, konferenca, koncerte të aktiviteteve publike dhe jopublike.
“Aktivitetet publike dhe jopublike duhet të zhvillohen të mbyllura, pa praninë e publikut, si ngjarjet sportive, tubimet, koncerte, konferenca të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër”, tha Vitia.
Po ashtu janë urdhëruar që të gjithë institucionet, kompanitë private dhe vendet ku frekuentojnë qytetarët të bëhet dezinfektimi i tyre, në rast mos respektimi të këtyre rregullave do të pason ndëshkimi. /Insajderi.com