Pas zhgënjimit nga politika, vjen dorëheqja e parë

Pas zhgënjimit nga politika, vjen dorëheqja e parë

Kryetari i FC Vushtrrisë, Naser Imeri, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Vushtrria edicionin e ardhshëm do të garojë në IKPO Superligë, pasi edicionin e kaluar e përfundoi si kampione e Ligës së Parë, duke u inkuadruar kështu në elitën e futbollit kosovar

Imeri është dorëhequr nga pozita e kryetarit të ekipit vushtrrias, dhe si njërën ndër arsyet e ka theksuar faktin se klubi aktualisht e ka të pamundur të mbulojë shpenzimet minimale për të qenë konkurrues në Superligë.

Kjo dorëheqje vjen pas mos kalimit në Kuvend të Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata, përkatësisht amendamentit që do t’i jepte rrugë Ligjit të Sponsorizimit në fushën e sportit.

Lexoni më shumë në Insporti