Pas zhurmës së krijuar, Tea i tha dy fjalë për Shqipen

Pas zhurmës së krijuar, Tea i tha dy fjalë për Shqipen

Çifti i shumëpërfolur kohëve të fundit Tea dhe Bearti , ishin ftuar në një intervistë në emisionin e “Roped with Olsi”.

Kjo ishte intervista e parë e tyre si çift, pas gjithë zhurmës që u krijua në rrjete sociale, ata treguan shumë detaje që nga produksioni i Për’puthen.

Tea kishte treguar se produksioni i Për’puthen e kishte ditur për historinë e tyre, edhe pse kjo gjë ishte mohuar në emision.

Ajo tregoi se ata nuk kanë asnjë raport me konkurrentët e ketij emisioni, dhe se nuk e ka ndjekur emisioni më, përveç një sherri të bujshëm.

Mirëpo, Tea shfrytëzoi rastin t’i jepte një mesazh ish-konkurrentës Shqipes, e cila e zbuloi e para lidhjen e saj të fshehtë me Beartin.

“Suksese në jetë e dashur. Merru me jetën tënde, shijoje. Shpresoj të jesh e lumtur”, ishte shprehur Tea.

Ndërsa sa i përket lidhjes me Beartin, ajo kishte treguar se ky i fundit bëhet më shume xheloz edhe pse atij i shkruajnë vajza më shumë në rrjete sociale edhe nga ato të famshmet./Insajderi.com