Pasardhësi i Engel: Millosheviqi një nga kriminelët më të tmerrshëm të shekullit XX

Pasardhësi i Engel: Millosheviqi një nga kriminelët më të tmerrshëm të shekullit XX

Pasardhësi i Eliot Engel në Kongresin Amerikan, Ritchie Torres, po njihet si një nga përkrahësit e mëdhenj të shqiptarëve, njofton Insajderi

Këtë e dëshmon edhe një reagim i tij në gusht të vitit që e lëmë pas, kur kishte kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, madje e quante Sllobodan Millosheviqin një nga kriminelët më të tmerrshëm në shekullin 20-të.

”Unë fola me Ministren e Jashtme të Kosovës për mënyrën e vendosjes së drejtësisë për viktimat e luftës që ishin vrarë në mënyrë sistematike dhe dhunuar nga kampanja për spastrimin etnik të Millosheviqit, njëri nga kriminelët më të tmerrshëm të luftës në shekullin e 20-të”.

Përveç kësaj, Torres kishte shtuar se emri i Millosheviqit është sinonim i spastrimit etnik, njofton Klan Kosova.

”Millosheviqi, i njohur si Kasapi i Ballkanit, emri i tij është sinonim i spastrimit etnik. Në mesin e viktimave të tij ishin edhe vëllezërit Bytyqi, qytetarë amerikan, që ishin goditur në kokë me gjakftohtësi. Drejtësia për vëllezërit Bytyqi është vonuar shumë”, thuhej në një prej reagimeve të Torres në gushtin e vitit 2020./Insajderi.com