‘Pasha Allahun jom djersit’ – aktori kosovar thyen rregullat, vozitë pa kontroll

‘Pasha Allahun jom djersit’ – aktori kosovar thyen rregullat, vozitë pa kontroll

Në një video të publikuar në Facebook, shihen dy aktorët kosovarë, Naser Qeli (shoferi) dhe Shpëtim Desku (pasagjer) duke vozitur veturën me shpejtësi të madhe dhe njëkohesisht duke thyer rregullat e komunikacionit.

Në videon e publikuar shihen tejkalimet që bëhen në këtë magjistrale nga Naseri, duke shkaktuar rrezik edhe për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Në video shihet edhe shpejtësia prej 130 km/h që arrihet gjatë tejkalimeve.

Mbase video mund të jetë e shkëputur nga xhirimi i ndonjë projekti televiziv të aktorëve në fjalë megjithatë, vozitja me shpejtësi kaq të madhe në një rrugë të tillë është e patolerueshme.